Kur korrupsioni “mbulohet” me flamuj!

    Se kemi korrupsion të lartë në vendin tonë e thonë edhe raportet ndërkombëtare për vendin tonë. Derisa së fundmi media gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), në komentin e saj ka ndarë dy forma të korrupsionit në vend të cilat edhe i ka emëruar. Përkatësisht, me dy emra të korrupsionit, FAZ bëri një dallim të saktë të korrupsionit të thellë sistemik ekzistues në vend. Ajo ndau korrupsionin në emër të patriotizmit dhe flamurit maqedonas dhe korrupsion në emër të BE-së. Madje duke përfaqësuar periudha e ekzistimit të njërit dhe të tjetrit korrupsion.  

    “Korrupsion në emër të BE-së, kështu mund të përshkruhet politika e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ekipit të tij”, thekson FAZ në analizën e saj, duke marrë si dëshminë më aktuale të korrupsionit në Maqedoni skandalet në Klinikën e Onkologjisë dhe ndryshimet e fundit në Kodin Penal.

    Në kuadër të korrupsionit, ata citojnë edhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili në rrjetet sociale ka shkruar: “Nikolla Gruevski valonte flamurin maqedonas për të mbuluar korrupsionin dhe kidnapimin e institucioneve shtetërore”. Qeveria aktuale po mban flamurin evropian për të bërë të njëjtën gjë”. Gazeta përfundon se “premtimi i socialdemokratëve kur morën pushtetin në vitin 2017, për një betejë vendimtare me korrupsionin, nuk është realizuar”.

    Politologu Bllagojçe Atanasoski, për gazetën KOHA, ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioriteti numër një në Maqedoni, nëse dëshirojmë që një ditë të bëhemi anëtare e plotë e BE-së.

    “Pavarësisht nga pretendimet joparimore të Bullgarisë ndaj nesh për sa i përket historisë dhe identitetit, kapitulli 23 është thelbësor nëse duam të hapim dhe mbyllim negociatat me Bashkimin Evropian. Deklarata e ambasadorit holandez te ne shkon në atë drejtim: nëse nuk tregojmë efikasitet në luftën kundër korrupsionit, një ditë mund të përballemi me një veto të re, pikërisht nga Holanda, e cila është shteti anëtar i BE-së që më së shumti kërkon luftën kundër korrupsionit”, shtoi ai.

    Atanasoski në fund tha se fshehja pas politikës europiane të kësaj qeverie nuk do të mbulojë pamundësinë apo mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin.

    Në artikull përmendet edhe për ish-kryeministrin Zoran Zaev: “Zaev premtoi të pastronte trashëgiminë e korruptuar të paraardhësit të tij Gruevski. Por vështirë se do të gjeni dikë në Maqedoni që të besojë se ky premtim është realizuar. Përkundrazi, shumica beson se korrupsioni i njërës palë është zëvendësuar nga korrupsioni i palës tjetër”. Gazeta komenton se qeverisja e kryeministrit aktual Dimitar Kovaçevski mund të quhet “korrupsion në emër të BE-së”, ndërsa ai i Nikolla Gruevskit si “korrupsion i fshehur me valëvitjen e flamurit maqedonas”.

    Praktika e vendosur e (keq)përdorimit të flamurit evropian në procedurat parlamentare për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar, të cilat shpesh nuk janë të ndërlidhura me harmonizimin me legjislacionin evropian, tashmë është kritikuar nga përfaqësuesit e BE-së në Maqedoni, d.m.th. nga ambasadori evropian David Geer, por edhe me paralajmërime të drejtpërdrejta nga Brukseli se “një praktikë e tillë shihet me shqetësim”. Por, flamuri evropian është përdorur edhe për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin konsiderohet se çështjet gjyqësore për korrupsion, praktikisht brenda natës vjetrohen, por edhe zbutin dënimet për vepra të mundshme korruptive në të ardhmen. Një procedurë e tillë shkaktoi reagime revolte në shoqërinë maqedonase, por edhe vërejtje të mprehta nga BE-ja, ndërsa mediat gjermane u frymëzuan për titullin “Korrupsion në emër të BE-së”.

    Nga ana tjetër, guximi i autoriteteve zyrtare, përkundër vërejtjeve të BE-së që të vazhdojnë të prekin flamurin evropian në procedurat parlamentare, për ligje që nuk kanë lidhje me legjislacionin evropian, në opinionin maqedonas krijon përshtypjen e një fshehtësie. toleranca e faktorëve të BE-së për këtë publik një praktikë e kritikuar.

    Lajmi Paraprak

    Aggeler e prerë ndaj Gjykatës: nuk guxoni të jeni nën presion të politikës

    Lajmi i rradhës

    MINISTRIA E KULTURËS PO MANIPULON ME RRITJEN E PAGAVE!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë