Bechtel&Enka do ta përfundojë më parë pjesën e saj apo autostrada Kërçovë – Ohër?

    Zv. kryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi sot në gjatë fillimit të punimeve në autostradën Gostivar – Bukojçanë në Korridorin 8, tha se korridoret do të ndërtohen në kohë rekord dhe në mënyrën më cilësore. I pyetur nga Nistori nëse Bechtel Enka do ta kryejë më parë pjesën e saj se sa autostrada Kërçovë – Ohër, Grubi tha se ka vënë bast që ky projekt do të përfundojë më herët dhe do të jetë shumë më i mirë, më i shpejtë para projektit tjetër që është ai kinez i filluar më 2013, shkruan Nistori.

    “Ndoshta ministri i Transportit dhe drejtori nuk do të pajtohen me mua, por e kam dhënë këtë deklaratë edhe më herët. Kemi vënë bast që ky projekt do të përfundojë më herët dhe do të jetë shumë më i mirë, më i shpejtë para projektit tjetër që është ai kinez i filluar më 2013. Kushtonte 400 milionë, e tashmë 600 milionë dhe nuk ka as një metër të promovuar. Prandaj ne ftuam një kompani kaq serioze dhe ndër më të mëdhajat në botë që të vijnë dhe të tregojnë vlerat perëndimore në veprim. Njerëzit do ta shohin, do ta ndjejnë, njerëzit do të ngasin më të dhe do ta krahasojnë se si një kompani kineze është duke ndërtuar tashmë dhjetë vjet një projekt me rezultat zero dhe si një kompani amerikane është duke ndërtuar. Madje brenda gjashtë muajsh keni projektin, dizajnin, harmonizimin. Po bëjnë shpërthimin e parë, pra jemi duke filluar të lëvizim materialet. Është e pakrahasueshme dhe njerëzit do ta shohin dhe do të kenë përjetimin më të mirë në këtë autostradë”, deklaroi Grubi.

    Me deklaratën e Grubit u pajtua edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, duke u prononcuar shkurt “Pajtohem”.

    Edhe pse kanë mbetur pak më shumë se tre muaj deri në fund të vitit 2023, një afat që Ministri i Transportit Boçvarski dhe Drejtori i Ndërmarrjes, Rrugët Shtetërore, Ejup Rrustemi premtuan të përfundojnë punimet në autostradën Ohër-Kërçovë, fundi nuk duket askund në horizont. Edhe pse Boçvarski më herët tha se problemet zgjidhen dhe shmangen, por nuk specifikoi deri kur mund të përfundonte ndërtimi i autostradës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Këshilltari Faton Selami i Alternativës i bashkohet shumicës së këshilltarëve në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: Po i analizojmë ndryshimet e fundit në Kodin Penal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë