Rrjeti i gazifikimit përballet me ngecje të konsiderueshme

    Drejtori i Energjensave dhe resurseve kombëtare, Bajram Rexhepi i ftuar në “Magazina Ekonomike” foli edhe për rrjetin e gazifikimit në vend, duke nënvizuar edhe problemet me të cilat janë përballur në teren me procesin e shpronësimit dhe eksproprijimit. Sipas tij ndonëse marrëveshja është nënshkruar në vitin 2016, zbatimi i saj ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2018.

    “Për momentin ne po ndërtojmë kilometrat e fundit të rrjetit të transmisionit, pjesa deri në Negotinë ka përfunduar tërësisht. Prej Negotinë deri në Manastir kemi më pak se një kilometër dhe diku më pak se katër kilometra na kanë ngelur që të përfundojmë edhe pjesën prej Shkupit deri në Gostivar. Duhet të theksojmë se kemi ndërtuar më shumë se 270 kilometra…Realisht kjo ndërtohet në tre vitet e fundit sepse marrëveshjet janë nënshkruar në vitin 2016, mirëpo ka pasur një ngecje të konsiderueshme në fillimin e procesit të shpronësimit, të eksproprijimit dhe realisht ndërtimi ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2018 me një vonesë 2 vjeçare. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ka pasur disa vonesa, mirëpo nuk është e vetmja.

    Duhet të dimë se kemi qenë në një periudhë pandemie dhe procesi më i rëndësishëm i shpronësimeve është varur direkt nga Drejtoria pronësore-juridike që për fat të keq që gjatë kohës së pandemisë ka ndërprerë të gjitha seancat me palët dhe kjo ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme”, deklaroi Bajram Rexhepi, drejtor i Energjensave dhe resurseve kombëtare.

    Lajmi Paraprak

    Rafajlovski: Nuk kemi bërë asgjë, kemi mbyllur fabrika, nuk i kemi më mjeshtrit që kishim

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: “Ballkani i Hapur” në dobi të Maqedonisë dhe të rajonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë