Ahmeti dënon sulmin në Deçan | Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka dënuar në formën më të rreptë të mundshëm sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur, përcjell Nistori.

    “Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time. Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu. E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur”, shkruan Ahmeti në Facebook.

    Ai njëherit ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe e bashkëndjen dhimbjen me çdo qytetarë të Kosovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Deçan: konfirmohen tre të vrarë nga sulmi në autobus

    Lajmi i rradhës

    Si të hani shëndetshëm duke shpenzuar pak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë