Deçan: konfirmohen tre të vrarë nga sulmi në autobus

    Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.

    Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.

    Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

    Po ashtu, drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj ka thënë se dy të vdekur janë nxënës të moshës së re.

    Një tjetër person që ka mbetur i vrarë është shoferi i autobusit drejt të cilit u gjuajt me armë zjarri. Deri më tani nuk dihet se sa persona gjithsej janë lënduar.

    Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selman Berisha ka thënë për RTV Dukagjinin se të vdekur janë dy nxënës, një vajzë e një djalë, e po ashtu edhe shoferi i autobusit.

    “Rreth 19:35 minuta në QKMF, në repartin e urgjencës kanë ardhur tre të plagosur ku ju kemi ofruar ndihmën e parë dhe i kemi referuar në Spitalin e Pejës. Më vonë na është kërkuar që mjeku të shkojë në vendin e ngjarjes për të konfirmuar vdekjen e një personi. Të vdekur kanë mbetur një vajzë dhe një djalë të rinj dhe shoferi i autobusit në ngjarjes. Tre që janë referuar në Pejë kanë qenë të rinj, dy prej të cilëve kanë vdekur”, tha Berisha. 

    Lajmi Paraprak

    Adelina Marku: Dhunën ndaj grave e shoh nga instanca e ekonomisë së rënduar dhe dogmës fetare

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti dënon sulmin në Deçan | Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë