Aliti: Zjarri në Tetovë ishte i madh, rrezikoheshte i tërë qyteti

    Uka Aliti/Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë/Fotografia: Nistori

    Në lidhje me zjarrin që ndodhi javën e kaluar në Tetovë, komandanti i Zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti në “Klan Debat” tha se, zjarri në Tetovë ishte rrezik potencial për të gjithë qytetin, përcjell Nistori.

    ”Zjarri në Tetovë ka qenë një rrezik i madh siç tha edhe drejtori Angellov, ku mund të kishte dalë nga kontrolli dhë të rrezikohej gjithë qyteti nga shpërthimet. 25 orë gati përballje me zjarrin sepse kishte edhe lloje të materialeve që digjeshin nuk mund të shuheshin nga uji, kemi përdorur një lloj shkume, ishte rrezik se mund të binte çdo kohë të shembej depoja, ishte aq tmerr por më në fund ia dolëm ta shuajmë tërsisht.” – tha Uka Aliti.

    Për çfarë kanë nevojë zjarrfikësit nga Tetova, Gostivari dhe Çairi?

    Zjarrfikësit në Maqedoninë e Veriut po përballen me probleme të shumta dhe kushte jo të volitshme. Komandantët e njësive nga Tetova, Gostivari e Çairi thanë se kanë nevojë për kamion, veshje të reja, paisje të ndryshme për shuarje të zjarrit, paisje për prerje, vetura më të vogla që të mund të deportohet në vende të ngushta nëpër vise malore. Ata apelojnë të qeveria dhe komunat që t’u mundësohen kushte, por edhe nevoja për puntorë të ri, sepse ka edhe mungesa të kuadrove.

    Bajrami: Territori i madh na pengon të arrijmë në kohë në disa raste

    ”Ne e kemi një territor të madh në të cilin nuk mund të arrijmë shkaku se brigada jonë është deri në Dibër. Ne mundohemi punën ta bëjm në kohë mirëpo rruga pak na vështirson, kishte qenë mirë qeveria ta formojë një njësi të re në Diber ose Mavrovë, ne jemi vetëm 35 të punësuar në njësinë e Gostivarit” – shprehet Jusuf Bajrami nga zjarrfikësit e Gostivarit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: I kam kërkuar Prokurorisë të hetojë funksionarët e BDI-së, duke filluar nga unë

    Lajmi i rradhës

    TË JETOSH APO TË MBIJETOSH!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë