Ahmeti me akuza nda bashkë-partiakëve | “Nuk kanë hequr keq, çdoherë me funksione, prap të pakënaqur”

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka akuzuar bashkë partiakët e tij se kanë qëndruar 20 vite në pushtet dhe kanë bërë rrush e kumbulla. Ai tha se brenda BDI-së ka luftë mes zyrtarëve për t’i zënë vendin njëri tjetrit. Duke folur për “Grupin e Zjarrit”, Ahmeti para banorëve të Vrapçishtit deklaroi se e kanë gabim dhe kërkoi nga ata që tu bashkëngjiten udhëheqësve aktual partiak dhe t’i ndihmojnë.

    “Unë u kam thënë ata janë njerëz që unë i kam pas shok, i kam shok, e kanë gabim, fund e kokë e kanë gabim, sepse 20 vite janë dhe nuk kanë hequr keq, përherë me funksione, të kishte qenë dikush që nuk ka pasur asnjë funksion do ishte hidhëruar do i kishte mbet hatri, por edhe mua s’do më kishte mbetur hatri, por 20 vite rrush e kumbulla me funksione, e prapë të pakënaqur, hiqe këtë e vendose atë, unë drejtoj organe dhe kam përgjegjësi nuk mund të jem i njëanshëm”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni: Osmani shkeli Kodin Etik

    Lajmi i rradhës

    Pse protestojnë medresantët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë