Pse protestojnë medresantët!

    Valbona Musai 

    Më sa na kujtohet, disa javë më parë, instalacioni i pushtetit politik maqedonas në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, sikur deklaroi se tashmë Medresja është akredituar dhe se medresantët do të regjistrohen në cilindo fakultet të universiteteve shtetërore. Kjo po vërteton edhe një herë se Shaqir Fetai, ky fare Nasradin Hoxha bashkëkohor, e ka në gjak rrenën. Ose, edhe më keq: Shaqir Fetai është i kapur aq rëndë nga shërbimet e ndryshme intelegjente sa, premtimet e tij i ngjajnë vetëm “simfonisë” së shërbimeve që të detyrojnë të vallzoshë sipas ritmit të tyre!

    Pra, medresantët kanë konstatuar se Shaqir Fetai i ka gënjyer rëndë dhe sërish i ka lënë në rrugë. A e keni parë ndonjëherë Shaqir Fetain që nervozohet, që e ngrit zërin, që i bie grusht tavolinës, që kërcënon, që vë ultimatume, që acarohet me pushtetin? Paraardhësi i tij e bënte këtë, ai nuk i kishte këto halle të Shaqir Fetait, sepse nuk ishte kurrë në situata siç është Shaqir Fetai!

    Po pse pushteti politik e mbështet me shpatulla për muri Shaqir Fetain, duke i premtuar diçka jetike ndërsa nuk i rri në fjalë premtimit të vet? Sepse, luan me Shaqir Fetain, sepse tallet me të, sepse realizimi i premtimit të pushtetit politik kërkon flijim; heqje dorë nga diçka që nuk i shkon në interes pushtetit dhe shërbimeve të tij! Pushteti i ka ofruar diçka shumë të rëndësishme Shaqir Fetait, por ama, realizimi i saj pritet të ndodhë atëherë kur Shaqir Fetai do të heqë dorë nga ndonjë “matematikë që nuk hy në hesapet e pushtetit. Siç e bëri me kriminalizimin e vakëfit të denacionalizuar! Atë ditë që Shaqir Fetai do të kumtojë se tashmë medresantët do të mund të regjistrohen nëpër fakultete të ndryshme, po atë ditë, është e qartë si Zoti Një, Shaqir Fetai ka kryer koncesione në të mirë të pushtetit e në dëm të madh të myslimanëve të vendit.

    Prandaj Shaqir Fetai është i vetmi “lider” në botë që ka kapur një pushtet pa kurrfarë plani, pa kurrfar strategjie, pa kurrfarë plani akcional. Sepse, Shaqir Fetait i është bërë me dije që ai duhet të zbatojë plane që i vijnë nga “lartë” dhe jo të zbatojë diçka të veten që nuk përputhet në asnjë pikë me planin e atyreve që zhvillojnë politika ortodokse (që nga Rusia e deri në Greqi).

    Myslimanët e vendit tashmë për një gjë janë të sigurtë: jo vetëm protestat, por sikur Shaqir Fetait t’ia tëkërlisin dhe shallin, sikur t’ia thyejnë kokën me gurë protestash, sikur edhe ta turpërojnë zi e më zi, ai do ta ketë më të përballueshme dhe më të lehtë se sa mos t’i realizojë planet e atyre shërbimeve që e instaluan në krye të BFI-së.

    Jo një herë është thënë se, Shaqir Fetai është turpi i myslimanëve të vendit; kapaciteti i tij mental është po ai i një shërbëtori i cili i ka topitur dhëmbët duke përsëritur “da gospodine” (po zotëri), “poveli gospodine” (urdhëro zotëri), “kako qe reçete vie gospodine” (si do të thoni ju zotëri)…

    Ai nuk ka as shpirt, as zemër, as gjakë që një ditë t’i ndalet pushtetit karshi dhe t’i thotë: “ose të zgjidhet probemi jetik i medresantëve ose ky shtet nuk mund të funksionojë normalisht”! Shaqir Fetai nuk e ka të stërvitur këtë frazë, sepse, ai nuk është për ta zhvilluar dhe avancuar jetën fetare islame por për ta degraduar dhe dëmtuar në palcë këtë jetë fetare institucionale. Në këtë fakt tashmë janë katërcipërisht të bindur të gjithë myslimanët e vendit dhe më gjërë.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti me akuza nda bashkë-partiakëve | “Nuk kanë hequr keq, çdoherë me funksione, prap të pakënaqur”

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka paga për mësimdhënësit e shkollën së muzikës në Strugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë