Ahmeti në Tetovë: Nuk ju kemi zhgënjyer asnjëherë, nuk do t’ju zhgënjejmë as me agjendën e gjelbër

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë tubimit të sontëm në Tetovë ka deklaruar se nuk ka kush e zëvendëson BDI-në, sepse ofertat e partive politike, sipas Ahmetit, nuk ofrojnë gjë dhe janë të thata, njofton Nistori.

    “Vërtetë agjendë më të mirë, nuk mendoj që dikush në këtë shtet u ka ofruar qytetarëve, pa dallim etnie. Agjendë për jetë, po për ne është që hapim kapitull të ri me rastin e 20 vjetorit të marrëveshjes paqësore të Ohrit, pas përmbylljes së pjesës normative, hapim kapitullin për ndërtim dhe jetë më të mirë. Për ekonomi e vende pune, për ajër të pastër e njerëz të shëndetshëm. Dhe këtë, kush mund ta bëjnë më mirë, përveç të gjithë atyre specialistëve, kuadrove që ka investuar BDI, por mbi të gjitha kanë investuar shqiptarët në ngritjen e këtyre kuadrove që janë dalzotës të vërtetë për të përmbushër atë agjendë, për të përmbushur atë platformë”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ahmeti tha se BDI asnjëherë nuk i ka zhgënjyer qytetarët dhe se rrethi i parë i këtyre zgjedhjeve lokale ka qenë më i suksesshëm se vitin e kaluar, pasi këtë herë BDI mori mbi 120 mijë vota, për shkak të ofertës dhe agjendës së gjelbër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Teuta Arifi nën moton “Kthim prapa s’ka”: Do të luftojmë për gazifikimin e qytetit, për kopshte e shkolla të reja

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Nuk do të merrem më me politikë nëse fiton Bejta në Gostivar (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë