Teuta Arifi nën moton “Kthim prapa s’ka”: Do të luftojmë për gazifikimin e qytetit, për kopshte e shkolla të reja

    S’ka kthim prapa në kohërat e injorancës se dritën e dijes e kemi sjellur në shtëpitë tona. S’ka kthim prapa në kohërat e degjenerimit të procesit votues. Me që moti kemi vendosur parime të veprimit demokratik në vendet tona. S’ka kthim prapa me të ashtuquajtura projekte, fjalë boshe për Tetovën, kur ne me vite kemi punuar punë konkrete për të ndryshuar jetët tona; – ka deklaruar kandidatja e BDI-së në garën për Tetovën, Teuta Arifi gjatë fjalimit të sontëm në Tetovë, njofton Nistori.

    “Do të luftojmë për secilin njeri. Do të luftojmë për secilën rrugë, do të luftojmë në secilën shtëpi. Do të luftojmë, sepse Tetova është ideali ynë i madh historik. Është ardhmëria jonë e vetme, ardhmëria jonë europiane. Do të luftojmë për gazifikimin e qytetit tonë, do të luftojmë për kopshte dhe shkolla të reja. Do të luftojmë për rrugë, bulevarde të reja, për një shesh të qytetit. Do të luftojmë për këtë vend. Do të luftojmë për secilën pëllëmbë të kësaj toke tonë të vjetër, të larë me gjak, djers dhe me lotin tonë”, ka deklaruar Arifi ndër të tjera.

    Ajo shtoi se fitorja e saj i duhet Tetovës, sot dhe tash, iu duhet tetovarëve, Tetovës, për shkak se kjo Europë dhe ardhmëri, kthim prapa s’ka. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    150 milionë euro | Kush do ta drejtojë komisionin për rrugën Prizren-Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti në Tetovë: Nuk ju kemi zhgënjyer asnjëherë, nuk do t’ju zhgënjejmë as me agjendën e gjelbër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë