Ahmeti nënshkroi marrëveshjen e koalicionit për FE me Bejxhan Iljaz / “Fronti Europian fitues absolut i zgjedhjeve”

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në Gostivar mbajti konferencë për shtyp në të cilën nënshkroi marrëveshjen e koalicionit për Frontin Europian me kryetarin e Partia Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz, përcjell Nistori.

    Ahmeti tha se pas 22 vjetësh po realizohet përpjekja e tij për një koalicion me turqit.

    “Njëzet e dy vite po bëj përpjekje për një front të tillë i cili pas 22 vitesh po realizohet. Atëherë e sot mendoj se Marrëveshjes së Ohrit i duhen gjitha komunitetet që ndryshuan statusin politik e juridik në Maqedoninë e veriut. Ky front, do jetë jo për përdorim të njëhershëm për zgjedhjet presidenciale e parlamentare të këtij viti. Ky front do jetë jetëgjatë sepse, interesat janë të përbashkëta dhe nuk mund ti ndajmë njerëzit që jetojnë bashkë”, tha Ali Ahmeti. Kryetar i BDI-së.

    Kreu i PDT-së Bejxhan Iljaz tha ishte në në bisedime me disa parti, përfshirë LSDM-në por sipas tij, oferta më e mirë ka qenë e BDI-së.

    “Nuk është shumë me rëndësi marrëveshja apo pozitat, se tani bisedohet shumë për pozitat, por mund të them se momentalisht si parti e kemi pozitën më të mirë në historinë tonë. Ne si Front Evropian, do kemi përfaqësim në lista edhe tek njësia zgjedhore katër edhe te njësia zgjedhore tre. Tek Njësia Zgjedhore katër nuk ka shqiptarë por ka qytetar të Republikës së Maqedonisë së veriut që mendojnë se edhe ata do na japin mbështetje”, u shpreh Bejxhan Iljaz kryetar i TDP.

        Lajmi Paraprak

        Sela i kërkon FE-së minimum pesë deputetë / Ahmeti: për gjëra të vogla, nuk i cënojmë projektet e mëdha

        Lajmi i rradhës

        Odat ekonomike: kemi qenë të gënjyer nga premtime të rrejshme të elitave politike

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë