Odat ekonomike: kemi qenë të gënjyer nga premtime të rrejshme të elitave politike

    Odave ekonomike u trokitën në dyer partitë politike. Nikoqirët nuk është se i pritën me fjalët më të mira përfaqësuesit politikë, të cilët në periudhat parazgjedhore si rëndom takohen me përfaqësuesit e biznesit.  Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, ia rikujtoi kreut të VMRO DPMNE-së se në të kaluarën kanë qenë të gënjyer nga premtimet boshe, të cilat nuk u realizuan në interes të bizneseve. Azeski kërkoi që përfaqësues të odave të jenë të pranishëm në komisionet parlamentare kur kanë të bëjnë me çështjet ekonomike. Ndërsa ligjet e miratuara në Kuvend, të mos dekretohen që në ditën e parë nga presidenti i shtetit, por në afatin ligjor prej 30 ditësh të shqyrtohet edhe interesi i bizneseve.

    “Po, ne kemi qenë të gënjyer në ciklet e mëparshme zgjedhore nga premtime të rrejshme të elitave politike. Tani, këtë nuk do ta lejojmë sepse po na gënjyen për herë të dytë do të jemi budallenj. Ne krijojmë profit, ne e duam shtetin tonë dhe nuk do të lejojmë të zhgënjehemi nëse mbushim arkat e shtetit me tatime milionëshe”, deklaroi Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike.

    Ndërkaq, vizita politike sot pati edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Derën ia zunë nga BDI, të cilët premtojnë që do të jenë në përkrahje të bizneseve vendore që të jenë më konkurruese në tregun rajonal, sidomos për kompanitë që janë të orientuara kah eksporti. Ata thanëse me rritjen e pagës minimale, rritja do të pasojë edhe në sektorin privat për të mbajtur fuqinë punëtore. Kreu i OEMVP Mendi Qyra, tha se kanë përgatitur një program me sërë kërkesash ndaj politikës.

    “Një ndër pikat kryesore është fuqia punëtore që është problem shumë i madh në Maqedoni por edhe në rajon. Kemi propozuar disa zgjidhje dhe shpresoj që partitë politike, sidomos pjesëtarët e BDI-së do të marrin një pjesë të programit tona dhe ta fusin në agjendën e tyre. Ne do të jemi mirënjohës që secila parti e cila do të merr diçka nga ky program që është punuar me përkushtim për një vit. Shpresoj që në qeverinë e ardhshme bashkërisht ta realizojmë”, tha Mendi Qyra, Kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore.

    Disa prej partive politike tani më kanë shpalosur programet politike për zgjedhjet parlamentare, në të cilat janë cekur edhe zhvillimet ekonomike. LSDM është fokusuar në politika sociale të rritjes së pagave dhe pensioneve. Me platformën “1198”  VMRO DPMNE-ja parashikon të ulë inflacionin në 2,5%, papunësinë për 7,5%, rritje ekonomike 5% në vit dhe investime kapitale prej 3 miliardë euro, në një mandat. Gjitha këto premtime të partive politike sipas parashikimeve të ekspertëve ekonomikë janë gati të pamundura. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti nënshkroi marrëveshjen e koalicionit për FE me Bejxhan Iljaz / “Fronti Europian fitues absolut i zgjedhjeve”

    Lajmi i rradhës

    Stojkovski: me Rusinë kemi bashkëpunim real të ulët, por ajo ka prani të madhe në diskursin publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë