Ahmeti: Nuk do kemi komunikim me ata që kanë filozofi anti shqiptare

    Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së mblidhet sot për të diskutuar zhvillimet e fundit në skenën politike të krijuara pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe paralajmërimeve të opozitës për një shumicë të re parlamentare, njofton Nistori.

    “Është mbledhje e këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, për analizë të situatës në tërësi dhe tër analiza është që ne në prioritet në këtë situatë vendosim interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend siç është fillimi apo marrja e datës për negociata me Bashkimin Europian, zgjedhja e problemit me palën bullgare, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit dhe fare nhqetësim nuk e kemi tani për tani situatën opozitë apo pozitë. Të gjithë e dini se Bashkimi Demokratik për Integrim është parti me kredibilitet të lartë, është parti racionale dhe mbi të gjitha vendosë në prioritet interesat shtetërore, tani vihen ato grupore apo partiake kështuqë kontributi i këtij takimi do të jetë se si të ruhet në kuadër të normalitetit i tërr zhvillimi dhe të gjitha partitë të jenë kontribuese në stabilitet të vendit, në stabilitet të politikave të vendit” deklaroi Ali Ahmeti para mediave.

    Në pyetjen nëse është e vërtetë se deputet të BDI-së kanë nënshkruar për shumicë parlamentare Ahmeti përgjigjet duke përgënjeshtuar një gjë të tillë “Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim, janë lajme të rrejshme, spekulative kështuqë Bashkimi Demokratik për Integrim është më se unik” përgjigjet Ahmeti.
    “BDI ka kauzë paqen, stabilitetin, afrinë e komuniteteve dhe deklaratat e tilla nuk përkojnë me kauzën e Bashkimit Demokratik për Integrim”

    A është demokratike që të kenë 61 deputet dhe të kenë shumicën?

    Ahmeti: Mesiguri që është demokratike që të kenë 61 deputet dhe kërkush këtë nuk e thotë se është antidemokratike, tjetër është tani se cila është strategjia e tyre, cili është opsioni i tyre, cili është koncepti i tyre mund të flasin për koncepte mund të flasin për përcaktime të iniciativës e cila është marrë nga partitë opozitare.

    Jeni në bisedime me deputet të ASH-AAA?

    Ahmeti: Unë jam në bisedime me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike, të cilat kanë për orientim vizionin europian, por jo me parti të cilat kanë prioritet filozofinë anti NATO, filozofinë anti Amerikane, filozofinë anti Europiane, filozofinë anti Shqiptare, me këto skemi asnjë komunikim dhe sdo të kemi kurrë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Nuk ka asociacion mbi baza etnike në Kosovë, “Open Balkan” duhet ta ketë brenda edhe BE-në

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Zaev ka kohë të dorëhiqet deri nesër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë