Mickoski: Zaev ka kohë të dorëhiqet deri nesër

    VMRO DPMNE-ja me ultimatum të ri për kryeministrin Zoran Zaev. Nëse të hënën deri në mesditë nuk e deponon dorëheqjen, Qeverisë do t’i iniciohet mocion votëbesimi. Hristijan Mickoski i beson 61 deputetëve të firmosur në nismën për shumicë të re parlamentare.

    “Do të jem preciz, deri ora 14:30 do ta dorëzojmë nismën për mocion votëbesimi ndaj kësaj Qeverie, derisa paraprakisht nuk e mban premtimin e tij për dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Mickoski thotë se dyshon në sinqeritetin e Zaev për dorëheqjen, duke shtuar se për shumicën e re nuk duhet shpejtuar.

    “Ta kryejmë njëherë punën e parë, të shkelim në shkallën e parë e pastaj të mendojmë për të 27-ën. Ta kryejmë punën e parë dhe pastaj pasojnë procedurat, ligjet, ka Kushtetutë e cila duhet respektuar. Nuk varet nga ne por nga ai i cili duhet ta respektojë Kushtetutën, ta ndajë mandatin dhe të nisin procedurat. Por pres që si fillim Zaev ta mban premtimin që e ka dhënë, edhe pse personalisht nuk e pres një gjë të tillë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Mickoski hodhi poshtë dhe i cilësoi spekulime informacionet se deputet të caktuar mund të tërhiqen nga firmat e dhëna për rrëzimin e Qeverisë. Sipas Rregullores së Kuvendit, propozimi për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë vendoset në seancë plenare në ditën e tretë pas dorëzimit në Kuvend. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Nuk do kemi komunikim me ata që kanë filozofi anti shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në mes “dy zjarreve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë