Ahmeti: Nuk lejoj anarki në BDI

    I pyetur për funksionarët e pasuruar të BDI-së dhe për nevojën e fillimit të hetimit mbi këtë pasur, Ali Ahmeti në Klan Debat deklaroi se ai ka kërkuar edhe më herët që vetingu të fillojë që nga ai personalisht. Ai shoti se BDi nuk është organ hetues, përcjell Nistori.

    “Unë u kam thënë të gjithëve, ja keni parë hajrin BDI-së, keni shkolluar fëmijët, keni rritur fëmijët dhe mos shkelni mbi të mirat që i keni parë nga BDI. Pa dallim, këtë ua kam thënë në mbledhje”, tha mes tjerash Ahmeti.

    “Jam zemëruar…” | Kur ka qenë komunikimi i fundit mes Ahmetit dhe “Grupit të zjarrit”?

    I pyetur se a ka komunikuar me përfaqësuesit e të ashtuquajturit “Grup i zjarrit” brenda BDI-së, Ahmeti theksoi se nuk ka biseduar që nga tubimi i Manastirit. Ai shprehet i zemëruar dhe i prekur nga deklaratat e këtij grupi.

    “Po si jo! Ne jemi shokë, bashkëpunëtorë. Me orë të tëra kemi biseduar. Këto 10 ditë të fundit nuk kam biseduar. Se do dalin të më demantojnë e të thonë se s’skemi biseduar, por deri para 10 ditëve për çdo ditë kam komunikuar. Nga tubimi i Manastirit nuk kam komunikuar. Tani mua më ftojnë në shtëpinë time e unë të shkoj mysafir? Lereni tani këtë punë”, u shpreh Ahmeti.

    “Ka nga ata që thonë merr çka të mundesh…” | Ahmeti për “të pakënaqurit”: Ata e kanë marrë mesazhin shumë më herët

    Sipas Ahmetit, pakënaqësi të tilla në BDI ka pasur gjatë çdo mandati qeverisës, por sipas tij, ministra mund të jenë 5,6 apo 7 persona e jo 100 apo 200. Ai thotë se ka përvojë në organizimin politik

    “Mesazhin e kanë marrë shumë më herët. Unë kam biseduar me ta. Nuk punoj për inat. Nuk kam inate me bashkëpunëtorët, me bashkëpartiakët. Nuk jam i papërvojë në organizimet politike…”, tha mes tjerash Ahmeti.

    Në lëvizjet politike e kombëtare, sipas Ahmetit, futen njerëz idealist, por megjithatë ka edhe të tjerë.

    “Ka edhe nga ata që futen për interesa të politikave ditore. Ka patur edhe nga ata që thonë ‘merr çka të mundesh sepse nesër nuk do jesh këtu ku je’. Sigurisht se ka pasur edhe në BDI njerëz të tillë”, deklaroi Ahmeti.

    “Unë diktator?” – Ahmeti i drejtohet “Grupit të zjarrit”

    I pyetur se përse është kaq i rëndësishëm Artan Grubi për Ali Ahmetin, ky i fundit e vuri theksin tek deklaratat e të pakënaqurve brenda partisë. Sipas Ahmetit, ata kanë bërë deklarata që nuk duhet kur bëhet fjalë për demokratizimin e partisë. Sipas tij, “Grupi i zjarrit” po mendon se Ahmeti është diktator dhe ka instaluar hegjemoni dhe diktaturë brenda partisë. Këto teza sipas Ahmetit duhet të analizohen.

    “Nuk e kanë bërë me qëllim, por atyre nuk iu shkon mendja se me një deklaratë të tillë, opinionin e kanë vënë në stitutatë goxha të vështirë”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.

    Ahmeti për pakënaqësitë e “Grupit të zjarrit”: Nuk ka dallime programore, por “pse është ky e s’jam unë”

    Ahmeti ka deklaruar se me përfaqësuesit e “Grupit të zjarrit” nuk ka dallime programore apo rreth vizionit të partisë. Ai shprehet se i dhemb kjo situatë e krijuar në BDI, prandaj edhe është i angazhuar dhe ka vënë në lëvizje “të gjitha neuronet” për të kuptuar dhe zgjidhur situatën.

    “Pakënaqësi programore nuk ka. Pakënaqësi rreth vizionit nuk ka. Thjeshtë pse është ky e s’jam unë. Pse të jetë Hasani e jo Hyseni…”, tha i pari i BDI-së.

    “Nuk lejoj anarki” | Ali Ahmeti: Në BDI nuk ka krizë, por debat të brendshëm

    BDI është subjekt demokratik që ka krijuar institucione me peshë. Ky është mendimi i Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së.

    “Në BDI nuk ka krizë. Ka një debat të brendshëm, të cilin unë asnjëherë nuk e kam censuruar, por as nuk kam përdorur mjete autokratike për ta mbytur zërin ndryshe në BDI, por jo edhe të lejohet anarkia sepse anarkia është e dëmshme për të gjithë…Ku ka anarki, sigurisht se nuk ka dobi”, deklaroi i pari i BDI-së.

    “Pakica duhet t’i bindet shumicës” | Ali Ahmeti: Drejtësinë e duan të gjithë, por të drejtin nuk e duan

    Ahmeti deklaroi se shumica brenda partisë që ai drejton ka zgjedhur organet dhe ata që e përfaqësojnë këtë parti në ekzekutiv dhe se ai vepron konform rregullave dhe statutit të partisë.

    “Unë nuk mund të veproj me standarde të dyfishta. Ndryshe me Musa Xhaferin e ndryshe me Artan Grubin, Bujar Osmanin apo Kreshnik Bekteshin që nuk i kam as të gjakut e as të fisit, por i kam bashkëveprimtar, bashkëdrejtues. Dhe unë nuk mund të jem për njërën pale rreze dielli e për palën tjetër fortunë. Kështu që mua më duhet të ndaj drejtësinë”, deklaroi Ahmeti.

    Ahmeti: Ky ekzekutiv i BDI-së funksionon për mrekulli

    Sipas Ahmetit, në çdo mandat ka pasur pakënaqësi, por ministra mund të jenë 5, 6 apo 7 persona e jo 100 apo 200.

    “Në çdo parti vendoset me shumicë. Qeveria është zgjedhur me miratimin e Këshillit të Përgjithshëm. Mua më obligon Këshilli… Ky ekzekutiv po funksionon për mrekulli dhe këtë ma kanë thënë të gjithë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha mes tjerash ai, përcjell Nistori.

    Ahmeti: Debati në BDI nuk është ndërprerë, por ka përfunduar

    Llogaridhënia në BDI është kryer sipas të gjitha procedurave. Të gjitha argumentet e kundër argumentet brenda partisë rreth llogaridhënies së ministrave janë analizuar dhe diskutuar.

    “Debati nuk është ndërprerë. Debati ka mbaruar”, deklaroi Ahmeti.

    Aleanca në qeveri për të shuar “Grupin e zjarrit”? – Ahmeti: Kjo iniciativë bisedohet prej 3-4 vitesh

    Ali Ahmeti deklaroi se ka ardhur koha për të bërë Aleancën për Evropën e Bashkuar duke përmendur edhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Ahmeti shprehu shqetësimin edhe për largimin e të rinjve nga vendi.

    “Mund t’i kthejmë ato që nuk janë këtu duke qenë në BE. (“zor se kthehen”, ndërhyn gazetarja). Si zor se kthehen? Po deri dje ju nuk besonit se ne do jemi anëtarë të NATO-s, por sot jemi”, tha mes tjerash Ahmeti.

    Aleanca në qeveri për të shuar “Grupin e zjarrit”? | Ahmeti: Kjo iniciativë bisedohet prej 3-4 vitesh

    Derisa të pakënaqurit në BDI hedhin tezat se Ahmeti po fut Aleancën për Shqiptarët në qeveri për të shuar përpjekjet e “Grupit të zjarrit” për demokratizimin e partisë, Ali Ahmeti mohon gjithçka si të pavërtetë. Sipas Ahmetit, ideja e një qeverie të përbashkët me opozitën shqiptare është më e vjetër dhe diskutohet prej 3 apo 4 vitesh, përcjell Klan Macedonia.

    “Nuk ka të bëjë fare kjo me “Grupin e zjarrit”. Kjo iniciativë ka 3-4 vjet që po diskutohet, mendohet. Unë kam bërë takime me z. Ziadin Sela, me z.Thaçi, me z. Bilal Kasamin. Të gjithë i dinë qëndrimet e mia rreth këytre zhvillimeve dhe kjo s’ka të bëjë me grupin e zjarrit”, deklaroi Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    HYRJA E ASh NË QEVERI | Taravari: Jemi në bisedime, por janë në nivele joformale

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Nuk mund të jemi vetëm deklarativisht për në BE, ndërsa të mos e mbajmë përgjegjësinë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë