Spasovski: Nuk mund të jemi vetëm deklarativisht për në BE, ndërsa të mos e mbajmë përgjegjësinë politike

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi në një emision në TV 24 tha se, ndryshimet kushtetuese mund të përfundojnë teoritikisht, por praktikisht nuk munden.

    “Teoritikisht nëse sigurojmë, kemi 80 deputetë në Kuvend, ajo mund të kalojë. Mund edhe realisht të sigurojmë shumicë në Kuvend, por është shumë më e vështirë nga periudha e kaluar. Këtë e nxjerr nga përgjegjësia politike e subjekteve politike. Nuk mund të themi vetëm deklarativisht se duam të jemi në BE, ndërsa të mos e mbajmë përgjegjësinë politike. Të gjitha përpjekjet duhet të bëhen në periudhën vijuese përmes dialogut parlamentar dhe të arrijmë të vijmë deri te konsensusi për ndryshim të Kushtetutës”, tha Spasovski.

    Kujtojmë se, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi para disa ditëve se, nuk ka plane për momentin, por nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri të liderëve për ndryshimet kushtetuese dhe çështjet më të rëndësishme.

    I pyetur se si do ta bindë opozitën që të kryejë ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, Kovaçevski tha se, për 10 muaj mund të bëhen shumë gjëra dhe të gjithë duhet të jenë përgjegjës ndaj shtetit dhe qytetarëve.

    Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Nuk lejoj anarki në BDI

    Lajmi i rradhës

    Personazhi “Humpty Dumpty” vezë apo? Shumë njerëz e konsiderojnë atë një metaforë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë