HYRJA E ASh NË QEVERI | Taravari: Jemi në bisedime, por janë në nivele joformale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    A ka ofertë ASh-ja për t’u bërë pjesë e Qeverisë? Taravari: Ka bisedime

    Lideri i ASh-së, Arben Taravari i ftuar në ClickPlus në TV21 ka folur për zërat se partia që udhëhiqet nga ai, do të bëhet pjesë e Qeverisë.

    Ai nuk e përjashtoi mundësinë, por kur u pyet se a ka ofertë, tha se jo. Ai bëri të ditur vetëm se ka bisedime, por të njëjtat janë në nivele joformale.

    “Ka pasur më shumë takime joformale”, tha Taravari.

    Taravari: Nëse bëhemi pjesë e Qeverisë, do të ketë marrëveshje

    Nëse bëhemi pjesë e qeverisë, do të kemi marrëveshje paraprake për bashkëqeverisje. Kështu siguron lideri i ASh-së, Arben Taravari se partia që udhëheq ai nuk do të hyjë pa ndonjë plan në Qeveri.

    “Nëse bëhemi pjesë e Qeverisë, nëse nuk bëhemi atëherë do të veprojmë nga opozita mbetemi në opozitë”, tha Taravari.

    Taravari zbulon kushtet ASh-së për hyrjen në Qeveri!

    Taravari ka zbuluar kushtet me të cilat kjo parti do të hynte në Qeveri. I pyetur për 20%, ai tha se kjo çështje është e përfunduar, pasi sipas tij të gjitha partitë do ta mbështesin, përveç Levicës.

    “20% shpresoj se do të jetë pjesë e asaj kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese”, shtoi Taravari.

    Taravari: Jemi të zhgënjyer nga Lëvizja Besa, nuk janë korrekt në Komunën e Tetovës

    Ndjehemi të zhgënjyer nga Lëvizja Besa, pasi nuk na është kthyer ajo çfarë ata kanë marrë nga ne në Tetovë, kështu u shpreh lideri i ASh-së.

    “Opozitarizmin te shqiptarët e bën përfundimisht Aleanca për Shqiptarët. Këtu është edhe shtrirja e partive, jo vetëm numri i deputetëve. Çdo respekt edhe për Lëvizjen Besa. Ne kemi raporte korrekte edhe me Lëvizjen Besa edhe pse s’kemi ndonjë bashkëpunim. Ndjehemi pak të zhgënjyer nga udhëheqja në Tetovë, sepse realisht Aleanca për Shqiptarët ka ndihmuar edhe atje, dhe fatkeqësisht feedback-u që e kemi marrë nga njerëzit e Lëvizjes Besa, nuk ka qenë aspak korrekt”, potencoi Taravari.

    Ai tha se ASh ndjehet e zhgënjyer nga Lëvizja Besa, pasi nuk ua ka kthyer ajo çfarë ata kanë marrë nga ASh në Tetovë.

    “Opozitarizmin te shqiptarët e bën përfundimisht Aleanca për Shqiptarët. Këtu është edhe shtrirja e partive, jo vetëm numri i deputetëve. Çdo respekt edhe për Lëvizjen Besa. Ne kemi raporte korrekte edhe me Lëvizjen Besa edhe pse s’kemi ndonjë bashkëpunim. Ndjehemi pak të zhgënjyer nga udhëheqja në Tetovë, sepse realisht Aleanca për Shqiptarët ka ndihmuar edhe atje, dhe fatkeqësisht feedback-u që e kemi marrë nga njerëzit e Lëvizjes Besa, nuk ka qenë aspak korrekt”, deklaroi Taravari.

    “ASh e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë shqiptare”

    Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha partitë shqiptare, ka deklaruar lideri i ASh-së, Taravari.

    “Prioritet është zhvillimi i Aleancës për Shqiptarët. Nëse mundet vetë të dalim në zgjedhje, por nuk përjashtojmë bashkëpunimet. Kur them bashkëpunime, e kam fjalën me të gjitha partitë politike shqiptare”, shtoi ai. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TREGTARËT NË MAQEDONI, NË VEND TË ÇMIMIT, PO ULIN SASINË!

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Nuk lejoj anarki në BDI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë