Ahmeti: po u anëtarësuam në BE, mund t’i kthejmë të rinjtë në vend

    Ahmeti: Elektorati i BDI-së është i betonuar, 99% e elektoratit të BDI-së nuk ka votuar parti tjetër

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një tubim të Forumit Rinor të Tetovës, tha se elektorati i BDI-së është i betonuar dhe se 99% e elektoratit të BDI-së nuk ka votuar parti tjetër në këto 20 vitet e fundit.

    “Edhe me ministër të Financave, të Punëve të brendshme, ministër i Punë të Jashtme, gjitha dikasteret. U bë nami kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi. Jam i lumtur që elektorati i BDI-së është një elektorat i betonuar, një nga elektoratet më të forta të subjekteve politike. 99% e elektoratit të BDI-së nuk ka votuar parti tjetër, vetëm në BDI nuk kanë vetuar tjetër. Nuk diskutohet për fitore, por sa do të jetë fitorja, sa e dendura do të jetë ajo”, tha Ahmeti.

    Ahmeti: Me anëtarësimin në BE mund të planifikohet kthimi i të rinjve

    Ahmeti duke folur për shanset e vendit për t’u bërë pjesë e BE-së potencoi se përfitimet janë të shumta. Ai shtoi se me anëtarësimin në BE mund të planifikohet edhe kthimi i atyre që janë larguar në të gjitha këto vite, sidomos kthimi i të rinjve.

    “Unë nuk kam hequr dorë nga ato hapa që i filluam 20 vjet përpara, për ti bërë bashkë shqiptarët, ku para një viti dolëm me qëndrim për frontin shqiptar për Evropë. Shërbim më të madh nuk mund t’i bëjmë vendit sesa anëtarësimi në BE. Sepse nëse anëtarësohemi në Bashkimin Evropian mund të ngadalësojmë largimin e njerëzve, me anëtarësimin në BE mund të planifikohet për kthimin e atyre që janë jashtë, sepse anëtarësimi në BE ka vizione, ka përfitime, mbështetje për të përafruar standardet”, tha Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SUBVENCIONET PËR RRITJEN E PAGAVE / Kujdes me “zhvlerësimin”

    Lajmi i rradhës

    Serwer: ekzistojnë tri arsye pse ShBA dhe BE nuk po i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë