Ahmeti: Qeveritarët e BDI japin dorëheqje, nëse opozita voton ndryshimet kushtetuese

    Kryetari i BDI-së. Ali Ahmeti, nëpërmjet njoftimit në Facebook, ka shkruar se ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japin dorëheqje nga postet që aktualisht janë duke i ushtruar, me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese, përcjell Nistori.

    “Ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japin dorëheqje nga postet që aktualisht janë duke i ushtruar! Dorëheqjet, z. Kryeministër, materializohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese”, shkruan Ahmeti.

    Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka reaguar ndaj postimit të Ahmetit, kështu duke u deklaruar se edhe ai jep dorëheqje nga pozita e deputetit, nëse BDI e LSDM votojnë heqjen e 20% dhe në Kushtetutë të shkruhet gjuha shqipe.

    “”Edhe “unë si deputet jap dorëheqje nga pozita, nëse BDI e LSDM votojnë heqjen e 20% dhe në Kushtetutë të shkruhet GJUHA SHQIPE””, shkruan Zendeli.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Ministrat e BDI-së do të japin dorëheqje

    Lajmi i rradhës

    Përse kokrrat e misrit nuk treten në stomak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë