Përse kokrrat e misrit nuk treten në stomak

    Misri i verdhë është një nga produktet më të konsumuara në mbarë botën.

    Ai zakonisht konsumohet i pjekur në skara të vogla, ndërsa në stinët më të ftohta zihet dhe serviret i lyer lehtë me gjalpë.

    Megjithatë, siç mund ta keni vënë re, një pjesë e madhe e misrave nuk tretet dot në stomak dhe arsyen e gjeni më poshtë duke lexuar në AgroWeb.org

    Arsyet përse trupi nuk e tret misrin

    Misri përmban niseshte e cila kur drithi nuk është i bluar nuk tretet në stomak.

    Në shumicën e rasteve, kur misri nuk përtypet mirë por thjesht gëlltitet kalon në aparatin tretës por del prej tij në formë të plotë.

    Niseshteja e misrit është shumë rezistence njësoj si fibra tek disa fruta dhe perime.

    Ekspertët thonë se fakti që kokrrat e misirt nuk treten në stomak është diçka pozitive.

    Vlerat e misri për shëndetin

    Misri ofron një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.

    Ai përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

    Misri ka më pak sheqer se molla

    Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer.

    Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

    Ushqim për mikrobiomën e stomakut

    Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

    Nuk Përmban Gluten

    Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.

    Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.

    Pasuri Fibrash

    Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës.

    Përzgjidhni misrat në kallinj të mirëformuar me gjethe me ngjyrë të gjelbër dhe mustaqe të arta.

    Informohuni për kohën e mbledhjes së kallinjve të misrit dhe blini vetëm ata që janë të freskët.

    Kjo sepse me kalimin e kohës, kokrrat e misrit e transformojnë sheqerin në niseshte dhe humbasin ëmbëlsinë e tyre dhe shijen e lëngshme. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Qeveritarët e BDI japin dorëheqje, nëse opozita voton ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    “Me një dënim po vrasin dy njerëz”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë