Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në TV Shenja, i pyetur se si janë raportet me VMRO-DPMNE-së, pasi në kongresin e partisë, ishte i pranishëm Sekretari Gjeneral i VMRO-së, Ahmeti tha se në kongresin e BDI-së kanë qenë të ftuar gjitha partitë.
I pyetur se cilat janë vijat e kuqe të BDI-së, për të bashkëpunuar me VMRO-në, Ahmeti tha se sa u takon zgjedhjeve, ata në çdo kohë janë të gatshëm dhe kërkojnë zgjedhje.|
“BDI ka parimet e veta, ka kornizën e vete që nuk e tejkalon, është Marrëveshja e Ohrit e cila duhet të zbatohet në përpikshmëri, është Marrëveshja e Prespës, që duhet të respektohet dhe zbatohet, është Marrëveshja për Fqinjësi të mirë, që këtyre tre Marrëveshjeve historike për stabilitetin e Maqedonisë dhe ardhmërinë, kemi vlerësuar se duhet t’i shtohet edhe një Marrëveshje, Marrëveshja Komëbtare për zhvillim e përparim”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti: shumë pak VMRO dhe LSDM kanë punuar me maqedonasit për t’ua sqaruar Marrëveshjen e Ohrit
Ahmeti tha se fushata e VMRO-së shtatë vitet e fundit kundër BDI-së ka qenë një fushatë e cila nxit ndarje e përçarje mes popujve.
“Është një e vërtetë e madhe shkencore që thotë se popujt nuk janë fajtor për lëvizje destruktive, politikat janë ato që i drejtojnë, që të bëhen përplasje midis etnive. Ky vend ka të ardhme me një bashkëpunim dhe komunikim midis dy popujve më të mëdhenj në Maqedoni, shqiptarëve dhe të maqedonasve, ky vend ka ardhmëri me marrëdhënie të mira ndëretnike”, shtoi Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu deklaroi se ka biseduar me partitë më të mëdha maqedonase, dhe ju ka thënë se duhet të punojnë më tepër me qytetarët e tyre.
“Bindni se Marrëveshja e Ohrit, po ndryshon statusin dhe karakterin e shtetit, pak kanë punuar edhe VMRO edhe LSDM në drejtim të sqarimit objektiv mbi marrëveshjen e Ohrit dhe si rezultat i asaj mospune të partive politike edhe aty e gjejnë një frymëzim qytetarët e rëndomtë të Maqedonisë”, shtoi Ahmeti, duke thënë se politika maqedonase ka qenë kryekëput vasalë e Beogradit, ku janë bërë politikat dhe eksperimentet në Shkup kundër shqiptarëve. /Nistori/






