Ajri i ndotur në përmasa shqetësuese në Pollog

    Si pasojë e përdorimit të ngrohjes, trafikut të stërngarkuar në qytet, por edhe djegies së materialeve madje të ndaluara nga disa fabrika që prodhojnë mobile, ndikon që ndotja e ajrit të jetë në përmasa shqetësuese në Pollog.

    Ekspertët thonë se duhet të ketë edhe kontrolle më të rrepta të inspektorëve për të detektuar ndotësit kryesorë. Ata si zgjidhje për uljen e ndotjes e shohin edhe funksionimin e transportit publik sidomos ndërkomunal.

    “Nga sistemi monitorues kemi vërejtur se ata që tejkalojnë ndotjen si parametra janë grimcat PM10 dhe PM 2.5 që kryesisht lirohen nga djegie e lëndën djegëse fosile. Ka që përdorin mjete të palejueshme për ngrohje siç janë dhe ca ndërmarrje që shfrytëzojnë mbetjet e prodhimit për ngrohje që është e palejueshme, pra inspektorati komunal duhet ti mbikëqyr këta”, tha Hasan Idrizi, Prof. Universitar.

    Si pasojë e ndotjes, sipas Institutit të Shëndetit Publik në Tetovë, numrat e vdekjeve dhe sëmundjet e  organeve të frymëmarrjes. Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar.

    “Kemi rritje të sëmundjeve respitarore, fakt është se janë shtuar edhe sëmundjet e pikës në tru, infarkteve dhe organeve të tjera që janë nga ndotja e ajrit. Sidomos, grimcat PM2.5 që depërtojnë në gjak dhe më pas depërtojnë në çdo pjesë të organizmit”, theksoi Ratko Davitkovski, IPSH Tetovë.

    “Grup mosha e vogël dhe të moshuarit, janë në rrezik shumë më të madh sidomos nga paraqitja e sëmundjeve të ndryshme, si sistemi i frymëmarrjes, andaj rekomandoj të mos dalin njerëzit pa maska kur është ndotja e lartë, të konsumojnë lëngje më tepër dhe ushqime vitaminoze”, u shpreh Mimoza Zhaku, Mjeke.

    Rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit, i ka ndihmuar edhe përhapja e zjarreve, e cila këtë periudhë ka qenë tejet e lartë si në ambient të hapur po ashtu edhe në kompani të ndryshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Banjicës, ujërat e zeza i hedhin në lum

    Lajmi i rradhës

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë