Sa do të rritet pensioni në RMV?

    Qeveria po shqyrton mundësinë e rritjes së pensioneve në qershor me harmonizimin e dytë të rregullt ligjor. Një opsionet është rritje graduale e pensioneve.

    Kryeministri Kovaçevski paralajmëron se rritja do të bëhet pasi të arrihet marrëveshje nga të gjitha palët. Nga e premtja do të fillojnë negociata mes Qeverisë dhe shoqatave të pensionistëve.

    “Do të ketë harmonizim që do të bëhet në mesin e vitit dhe përveç kësaj, duke pas parasysh se bëhet fjalë për vit krize ekonomike, ne tashmë jemi duke bërë  analiza për ndihmë financiare shtesë për pensionistët, e cila do të jetë graduale, gjegjësisht, ata që kanë pensione më të ulëta të marrin më shumë, ndërsa ata që kanë pensione më të larta, të marrin shumë adekuate. Për momentin nuk mund të them për ndonjë shumë të caktuar”, tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër i RMV-së.

    Javën e kaluar për rritjen e pensioneve propozim në Kuvend dorëzoi edhe VMRO DPMNE-ja. Kërkojnë rritje të çdo pensioni për 3000 denarë, por propozimi nuk mori pëlqim nga deputetët e shumicës.

    “Me keqardhje mund të konstatoj se shumica një gjë flet e tjetër gjë vepron”, u shpreh Nikolla Micevski- deputet i VMRO DPMNE-së.

    Një nga propozimet e pensionistëve është që të ndryshojë modeli i harmonizimit të pensioneve gjegjësisht të jetë në pajtim me rritjen e pagës minimale dhe mesatare e jo vetëm të merren parasysh shpenzimet e jetës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria: Ish-ministri Mile Janakieski të shkojë në burg për rastin “Toplik”

    Lajmi i rradhës

    QEVERIA NUK OFRON NDIHMË – Komunat janë zhytur në borxhe të mëdha për energjinë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë