Ajri i ndotur në Shkup / A kujdeset Arsovska për shëndetin e qytetarëve?

    Një fabrikë në Shkup / Fotografia: Nistori

    “T’u tregojmë qytetarëve se është e mundur dhe më mirë”

    Ashtu siç ka shkruar edhe më herët TV21, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, planifikon të formojë parti politike. sipas saj, ideja ka ekzistuar prej kohësh dhe është bazuar në vlerësimin e këshilltarëve të saj se ka pasur mbështetje të madhe nga qytetarët, intelektualët, sektori i shoqërisë civile, pjesë e votuesve të pavendosur. Danella Arsovska e konfirmoi në TV21 se tashmë është në proces të formimit të partisë së saj.

    E pyetur nëse do të jetë kryetare e kësaj partie, Arsovska nuk është përgjigjur konkretisht, por ka theksuar se dëshiron t’u tregojë qytetarëve se mund të bëjë më mirë.

    “Përderisa të bëhen gjërat për të kënaqur nevojat individuale të disa politikanëve, të një pjese të kësaj elite politike të korruptuar, nuk do të ketë përparim në vendin tonë. Dhe nëse vetëm unë si individ mund të tregoj se është e mundur ndryshe, besoj se me gjithë njerëzit që më përkrahin dhe numri i atyre qytetarëve është i madh, do të mund të tregoj më shumë”, thotë Arsovska.

    Ndotje enorme në Shkup, a kujdeset Arsovska për shëndetin e qytetarëve?

    Vitet e fundit në kryeqytet është vënë re ndotje enorme e ajrit. A po kujdeset dikush për shëndetin e qytetarëve?

    Ajo thotë se institucioni i vetëm që kujdeset për qytetarët në Shkup është pikërisht Qyteti i Shkupit.

    “Më bën përshtypje që në Maqedoni jam personi më i sulmuar, grua në këtë rast dhe më bën përshtypje që politikanët presin që unë t’i zgjidh të gjitha problemet që nuk i kanë zgjidhur ata ndër vite”, tha Arsovska.

    Arsovska thotë se rezultatet janë të ndjeshme dhe një person mund të bëjë më të mirën, por nëse njëri ndërton dhe shemb 10, problemet ngelen prapë.

    Asnjë fjalë shqip në festën e Vitit të ri në Shkup! Arsovska arsyetohet me Beni Shakirin i cili këndoi maqedonisht

    Arsovska në ClickPlus sikur erdhi me paramendimin se do t’i parashtrohej pyetja se pse në programin e festimit të vitit të ri, në Sheshin e Shkupit, nuk u dëgjua asnjë fjalë shqip.

    Ende pa ia parashtruar gazetari pyetjen, Arsovska tha se Beni Shakiri ishte artisti që përfaqësoi komunitetin shqiptar në këtë manifestim që u financua nga Qyteti i Shkupit, e ku taksa pagues në përqindje të lartë janë edhe shqiptarët.

    “Pati një program mjaft interesant për fundvit në shesh, i cili zgjat për disa ditë? Deri kur do të zgjasë?
    Do të zgjasë deri në Krishtlindje.
    Deri në Krishtlindje…?
    E di çfarë do të më pyesni dhe patëm edhe pjesëmarrës shqiptarë kështu që… Nëse mendoni në Beni Shaqirin?
    Po, por ai këndoi maqedonisht…?
    Më falni, kjo sërish nuk është në domenin tim. Secili mund të performojë dhe këndojë në mënyrën dhe gjuhën të cilën ai e zgjedh dhe konsideron. Ndoshta ka kënduar edhe anglisht? Nuk e di pse kjo duhet të jetë temë? Megjithatë, nëse bëhet fjalë për programin e fundvitit dhe ajo çfarë plasohet para qytetarëve, unë besoj se gjithçka është në interes të asaj që ju të shihni njerëz të buzëqeshur në shesh dhe njerëzit të jenë të kënaqur dhe të lumtur nga ajo çfarë nuk kanë pasur mundësi ta shohin deri më tani”, tha Arsovska.

    Ndërkaq kujtojmë se Beni këndoi vetëm një strofë në shqip.

    Lajmi Paraprak

    Kush do ta ndërtojë hidrocentralin Çebren?

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Ali Ahmeti nuk lexon anketa – e vendosin qytetarët largimin e BDI-së nga skena politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë