Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë mbeti edhe pa u.d drejtor, Gerasimovski dha dorëheqje

    Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Gerasimoski, ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës drejtor i Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

    Këtë gjë Gerasimovski e bëri të ditur në fillim të seancës së sotme të Këshillit Gjyqësor, në rendin e ditës së të cilit është zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe u tërhoq nga votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri.

    “U zgjodha unanimisht ushtrues detyredrejtor i Akademisë, deri në zgjedhjen e drejtorit, që do të ndodhë të mërkurën, me qëllim për të mos e çuar në ngërç punën në Akademi. Në përputhje me udhëzimet e KShPK-së se me zgjedhjen time ka konflikt interesi, sot kam dorëzuar dorëheqjen time të parevokueshme nga posti”, tha Gerasimoski.

    Për të mos dëmtuar reputacionin e funksionit, Gerasimoski ka treguar se dorëheqja është e parevokueshme.

    Ndryshe sot zgjidhet kryetarit të ri i Këshillit gjyqësor.

    Lajmi Paraprak

    Çka mësojnë serbët në një libër të Historisë për luftërat ballkanike?

    Lajmi i rradhës

    Lidhja e Serbisë mes sportit dhe krimit – Selektori serb dhe miqësia e tij e dikurshme me Arkanin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë