Akoma nuk dihet se si do t’ia bëhet me maturën shtetërore në RMV

    Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve ka njoftuar se po rifillon grevën e përgjithshme që ishte pezulluar në maj të këtij viti. Ata thonë se kanë dështuar institucionet kompetente që ishin ngarkuar për të gjetur zgjidhje për problemin e tyre të kahershëm të pagave.

    “Punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) dolën për të takuar maturantët dhe në një periudhë shumë të shkurtër kohore realizuan provimin e maturës shtetërore si dhe procese dhe aktivitete të tjera në kompetencë të QSHP-së në një mënyrë në kohë dhe të suksesshme. Në këta shtatë muaj pas pezullimit të grevës, QSHP-ja ka qenë në negociata të vazhdueshme me Ministrinë e Financave, gjatë të cilave janë propozuar dhe dorëzuar për miratim disa zgjidhje të mundshme, por fatkeqësisht asnjë nuk është pranuar”, tha QSHP-ja.

    Siç shtohet, aktivitetet që kryhen në këtë periudhë në QSHP dhe realizimi i të cilave do të vihet në dyshim janë: provimi profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional (700 kandidatë të regjistruar), trajnimi bazë për kandidatë për drejtorë, të avancuar, trajnimet për drejtorët, testet ndërkombëtare dhe nëse ky problem nuk zgjidhet, do të vihet sërish në pikëpyetje provimi shtetëror i maturës, i cili fillon aktivitetin më 1 janar 2024.

    Qendra Shtetërore e Provimeve u kërkon falje të gjithë personave që do të kenë nevojë për shërbimet e Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe të cilëve do t’u pamundësohet për shkak të grevës.

    Lajmi Paraprak

    Korrupsioni i shqetëson qytetarët e RMV më shumë se sa varfëria

    Lajmi i rradhës

    Ligjet ndryshojnë, por jo edhe nataliteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë