Akoma nuk janë konfirmuar arsyet e vërteta të dy vrasjeve të fundit në RMV

    Nuk dihet akoma nëse autoritetet turke kanë njoftuar institucionet vendase për ADN-në e të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës, Lupço Pallovski-Pallço i cili për momentin ndodhet në paraburgim ekstradues në Turqi.

    Prokuroria Publike thotë se të gjitha materialet janë duke u grumbulluar, por nuk precizon për një informacion të tillë, ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë thonë se në adresë të tyre nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet turke që ndërlidhet me ADN-në e të dyshuarit të parë. Organi i akuzës ka njoftuar gjithashtu se akoma nuk e ka pranuar as ekspertizën nga Instituti i mjekësisë ligjore, pavarësisht se nga vrasja e 14 vjeçares Gjorçevska po bëhen tashmë 3 javë.

    Të dyshuarit tjetër ndodhen në paraburgim hetues, ndërsa ekstradimi i të dyshuarit të parë është në procedurë e sipër. Ligjërisht procedura zgjatë 40 ditë, ndërsa subjekti i ekstradimit gëzon edhe të drejtën e ankesës para organeve ligj zbatuese të shtetit ku po mbahet në cilësinë e të paraburgosurit mbi bazën e flet-arrestit ndërkombëtarë. Vanja Gjorçevska u kidnapua dhe u vra më 27 nëntor mbi motive financiare, por organi i akuzës akoma nuk i ka konfirmuar arsyet e vërteta të vrasjes së saj dhe 74 vjeçarit nga Velesi.

    Lajmi Paraprak

    Prodhimet vendore po kalben në magazina!

    Lajmi i rradhës

    RMV ka rënie të madhe të mbështetjes për anëtarësim në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë