RMV ka rënie të madhe të mbështetjes për anëtarësim në BE

    Nga koha kur mbështetja për integrimin e vendit në BE ishte rreth 80 për qind tani ky numër ka rënë në 60 për qind, duke çuar në nivelin më të ulët të besueshmërisë ndonjëherë.

    Të dhënat e publikuara nga analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se është rritur gjithashtu edhe numri i të papërcaktuarve, apo 30 për qind, ndërsa 12 për qind e të anketuarve shprehen hapur euroskeptikë.

    “Kemi rënie të mbështetjes për anëtarësim në pothuajse 10 vitet e fundit, krahasuar me vitin 2022, përsëri rënia shënon rënie të vogël, por nëse shihet në kontest më të gjerë, ajo akoma është e lartë. Mbështetja për anëtarësim në BE momentalisht qëndron në 60 përqind, që është vlera më e ulët që kur zbatohet ky hulumtim, praktikisht në histori”, tha Ivan Damjanovski, аutor.

    Të dhënat e analizës flasin për rritje të boshllëkut sa i përket mbështetjes për anëtarësim në BE mes shqiptarëve dhe maqedonasve. 57 për qind e maqedonasve mbështesin anëtarësimin në BE. Edhe tek shqiptarët ka rënie të mbështetjes, megjithatë dallimi është i lartë me maqedonasit. 78 përqind e shqiptarëve e mbështesin këtë proces.

    “Boshllëku entik më së shumti është rritur për shkak të çështjeve bilaterale, identitare.. dhe për shkak të të cilave tek popullata maqedonase rritet rezerva për mbështetjen e anëtarësimit në BE. Te shqiptarët lartë poshtë është stabile, pothuajse 80 përqind”, tha Marko Troshanovski.

    Të dhënat më alarmante sipas prezantuesve  janë ato që 90 për qind e të rinjve janë deklaruar anëtarësimi në BE nuk do ta ndalonte fluksin e të rinjve që ikin nga vendi.

    Këtë hulumtim, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” e ka realizuar në bashkëpunim me “Konrad Adenauer”. Në këtë anketë që është realizuar në nëntor të këtij viti janë përfshirë 1 mijë persona mbi 18 vjeç në gjashtë njësitë zgjedhore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Akoma nuk janë konfirmuar arsyet e vërteta të dy vrasjeve të fundit në RMV

    Lajmi i rradhës

    “Korrupsioni në RMV, epiqendrën e ka në Qeveri”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë