Aksidenti në Bullgari: Filipçe: Po punohet në kryerjen e analizave të ADN-së

    Foto: DIMITAR-KYOSEMARLIEV-AFP

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se po punohet intesivisht që sot ose më së voni nesër të mund të kryhen analizat e ADN-së, dhe më pas të mund të filloj transporti i trupave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

    “Po punohet intensivisht që të kryhen analizat e ADN-së, atë janë duke e bërë kolegët në Bullgari, kolegët nga Instituti i mjekësia ligjore të cilët janë në kontakt të përditshëm, ajo është diçka që duhet të kryhet sot, ose më së voni nesër, pas çka do të organizohet transporti i viktimave”, tha Filipçe.

    Në aksidentin në Bullgari vdiqën 45 persona, ndërsa 7 u lënduan.

    Lajmi Paraprak

    Frosina Remenski do të garojë për kryetar të LSDM-së

    Lajmi i rradhës

    Hipokrizia e Alternativës në kurriz të BE-së si arsyetim për t’u bërë pjesë e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë