Aksion policor nga MPB, arrestohen trafikantët e drogës dhe emigrantëve

    Fotografia nuk është nga aksioni i arrestimit, por është ilustruese

    Të paktën gjashtë persona janë arrestuar në aksionin e madh për kapjen e kontrabandistëve të emigrantëve, të cilin sot e realizoi policia. Në aksion, siç thonë burime nga hetimi është shkatërruar një grup i organizuar, ndërsa aksioni vazhdon deri në arrestimin e të gjithë grupit pjesëmarrës, përcjell Nistori.

    Tek të arrestuarit është gjetur edhe drogë. Në lidhje me kontrabandimin e emigrantëve, si janë të organizuar dhe cilat janë kanalet e tyre, policia do të njoftojë për detajet më vonë, pas përfundimit të aksionit.

    Përndryshe, policia vepron në Shkup, Shtip, Veles dhe Vallandovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i martesave dhe divorceve në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Vlerat befasuese shëndetësore të rukolës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë