Ulet numri i martesave dhe divorceve në Maqedoninë e Veriut

    Enti Shtetëror për Statistika në RMV, ka publikuar statistika rreth martesave dhe divorceve që janë bërë në vitin 2020.

    Sipas të dhënave të tyre, numri i martesave në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është ulur për 25.6%. Në vitin 2020 janë bërë 10.278 kurorëzime.

    Më shumë martesa (1.423) janë bërë në muajin gusht, ndërsa më pak (162) në muajin prill.

    Nga kurorëzimet e bëra në vitin 2020, për herë të parë janë martuar 94.1% e grave, ndërsa 92.8% e burrave.

    Në vitin 2020, numri më i lartë i martesave, 3.380 ose 32.9 përqind, tek gratë ndodhi në grupmoshën 20 deri 24 vjeç, ndërsa tek burrat kishte 3.780 martesa ose 36.8 përqind në grupmoshën 25 deri në 29 vjeç.

    Mosha mesatare në martesën e parë është 27 vjet për gratë dhe 29 vjet për burrat.

    Gjithashtu në vitin 2020, është ulur edhe numri divorceve për 21.2%, krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2020 janë bërë 1.569 shkurorëzime.

    Më pak divorce (29) në vitin 2020 kanë ndodhur në muajin maj, ndërsa më shumë (199) në muajin korrik.

    Sipas grupmoshës, më shumë divorce kanë ndodhur tek mosha 35 deri 39 vjeç. Kurse sipas kohëzgjatjes së martesës, më shumë divorce (324) kanë ndodhur tek ata që kanë pasur martesë prej 5 deri 9 vjet./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tsipras: E shpëtuam RMV-në, por edhe rajonin nga zgjerimi i Turqisë

    Lajmi i rradhës

    Aksion policor nga MPB, arrestohen trafikantët e drogës dhe emigrantëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë