Gjykata Penale e ka shpallur fajtore aktoren Silvija Stojanovska nën akuzën për transportim të 700 kilogramë kokainë nga Spanja në Kolumbi. Gjithashtu ish-partneri i saj, Vojislav Budisavjeviq është shpallur fajtor me të njëjtën akuzë, përcjell Nistori.
Gjykata Penale e Shkupit e ka konfirmuar për Fokus se Stojanoska u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Budisavjeviq është dënuar me shtatë vjet burg. Të dy u arrestuan në fund të dhjetorit të vitit 2019. /Nistori/