Akufo-Addo: Afrika ndjen edhe sot pasojat e skllavërisë

    Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, kërkon në OKB kompensime për Afrikën që vuan edhe sot pasojat e skllavërisë.

    Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, u shpreh kritik ndaj shpërfilljes së përgjithshme të shumicës së botës për pasojat e tregtisë trans-atlantike të skllevërve, duke këmbëngulur se “duhet të paguhen kompensime”.

    Akufo-Addo tha: Pjesa më e madhe e Evropës dhe e SHBA-së është ndërtuar nga djersa, lotët, gjaku dhe tmerret e skllavërisë së Afrikës. Asnjë shumë parash nuk do t’i kompensojë kurrë tmerret.

    Nuk duhet harruar se miliona afrikanë u morën nga embrioni i kontinentit tonë dhe u vendosën të punonin nëpër botë pa kompensim për punën e tyre.

    Eksodi i afrikanëve ndodhi gjatë një periudhe 400-vjeçare, dhe Gana ishte një nga pikat e nisjes për shumë prej tyre që u skllavëruan në Afrikën Perëndimore. /DW/

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Të maskuar e të armatosur – Fotografitë e grupit terrorist që sulmuan policinë në veri (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë