ShBA-ja dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara“ ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri.

    Në këto sulme është vrarë një zytar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur.

    “Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

    Duke e komentuar vrasjen në veri, ai ka thënë se kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjejgës dhe të përballen me drejtësinë.

    Hovenier, ka thënë edhe se e vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës, misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

    Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vdekur, ndërsa shërim të shpejtë dy të plagosurve.

    Autoritetet në Kosovë e kanë fajësuar Serbinë për kryerje të vrasjes.

    Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

    Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Sulmi në Zveçan thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Akufo-Addo: Afrika ndjen edhe sot pasojat e skllavërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë