Akuza kundër Janakievskit dhe Janushevit për autobusët dykatësh

    Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuza kundër ish Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dhe dy personave të tjerë për blerjen e 202 autobusëve kinezë me dy kate. Sipas prokurorisë, të pandehurit favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani nga Kina dhe nënshkruan kontratë për blerjen e autobusëve, duke shkaktuar kështu dëm në buxhet prej 4.7 milion euro.

    Pas tre procedurave të pasuksesshme në vitin 2008 dhe 2009, një procedurë u krye në vitin 2010 dhe u zgjodh kompania kineze, megjithëse deri në ditën e hapjes së ofertave nuk kishte paraqitur garanci bankare dhe certifikatë cilësie. Por, në vend që të refuzohet oferta si jo e plotë, kompania hyri në garë për tenderin. Ofertat u vlerësuan dhe megjithëse oferta e një kompanie nga Bullgaria ishte më e ulët për 4.7 milion euro, u zgjodh kompania kineze. Janakievski në vend që ta anulonte procedurën për shkak të mangësive, ai e nënshkroi kontratën e blerjes së autobusëve dykatësh me vlerë mbi 35 milion euro.

    Lajmi Paraprak

    “27 Prilli” avokatët: Prokuroria nuk dëshmoi fajësinë e Janakievskit

    Lajmi i rradhës

    Festa e Kurban Bajramit | E marta ditë jo pune për muslimanët në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë