A e dini pse pjepri nuk shoqërohet me asnjë frut tjetër?

    Pjepri është një nga frutat më të mira për shëndetin e njeriut. Ai përmban shumë fibër dhe ujë, një kombinim që parandalon konstipacionin dhe mirëmban shëndetin e sistemit tretës.

    Përfitimet e pjeprit janë më të mëdha, nëse ai konsumohet i vetëm pa u përzier me fruta dhe ushqime të tjera.

    Arsyeja përse pjeprin nuk duhet ta shoqërosh me asnjë frut tjetër

    Ekspertët thonë se pjepri është një nga ushqimet që tretet më lehtë dhe më shpejt. Kombinimi i pjeprit me ushqime të tjera që treten ngadalë shkakton trazira në stomak. Kur pjepri konsumohet me stomak bosh, grimcat e tij lëvizin shumë shpejt në aparatin tretës.

    Kësisoj ato përçojnë me ritmin e duhur të gjitha vlerat dhe përfitimet shëndetësore. Por, nëse e hani me ushqime të tjera ose pas ushqimeve të tjera, këto të fundit do të ngadalësojnë tretjen e pjeprit. Sheqernat tek ky frut i mirë do të fermentohen në stomak dhe do të kthehen në vatër të baktereve të këqija.

    Rezultati : një stomak i fryrë dhe i mbushur me gazra.

    Frutat duhen ngrënë 20 minuta para vaktit

    Njeriu mund të jetë në gjendje të përcaktojë nëse ka një sistem tretës të shëndoshë apo problematik. Në bazë të këtij vlerësimi, njeriu mund të vendosë prioritete në ushqyerje dhe sidomos tek konsumi i frutave.

    Ekspertët thonë se frutat duhen ngrënë veçmas ose të paktën 20 minuta përpara vaktit. Sipas tyre, pjepri nuk duhet kombinuar me fruta të tjera të ëmbla përveç bananes. Nëse dëshironi të shfrytëzoni pjeprin ose frutat e tjera për rënien nga pesha, ekspertët rekomandojnë që t’i hani ato përpara vaktit.

    Frutat do ju ngopin dhe do të pengojnë që të konsumoni më shumë kalori. Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, ekspertët rekomandojnë kombinimin e frutit me një ushqim me proteinë ose fibër.

    Një kombinim i tillë do të shoqërohet me një ngritje më të ngadaltë të sheqerit në gjak. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së do të mund të udhëtojnë në Danimarkë pa karantinë

    Lajmi i rradhës

    Kujdesi që duhet të tregoni këtë verë tek ushqimet e detit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë