Qytetarët e RMV-së do të mund të udhëtojnë në Danimarkë pa karantinë

    Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Danimarkë pa shkuar në karantinë dhe pa testime të dyfishta për coronavirus.

    Ministria e Danimarkës për Punë të Jashtme njoftoi se vendet siç janë nga lista e portokalltë për rrezik nga coronavirusi, siç janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Libani dhe Serbia, janë dërguar në listën e verdhë pas vendimit të Institutit të Danimarkës për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse.

    Për shtetet në listën e verdhë, mbetet kushti për t’u testuar para se të hynë në vend.

    Danimarka po ashtu shtoi edhe disa vende në listën e verdhë si Greqia, Spanja, Franca dhe Zvicra.

    Lajmi Paraprak

    Liderët e BE-së sot vendosin për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

    Lajmi i rradhës

    A e dini pse pjepri nuk shoqërohet me asnjë frut tjetër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë