Anëtarësimi i RMV-së në BE, Trifonov: Vetëm nëse ShBA heq vizat për Bullgarinë

    Slavi Trifonov, lideri i lëvizjes bullgare “Ka një popull të tillë”, sugjeroi në profilin e tij në Facebook që Bullgaria të lejojë Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për qytetarët bullgarë dhe vendi të pranohet në Shengen.

    “Tani ne jemi më pak evropianë sesa evropianë të vërtetë. Kështu që unë kërkoj që menjëherë të mos ketë viza për Shtetet e Bashkuara dhe të bëhemi menjëherë anëtarë të zonës Shengen”, shtoi ai.

    Sipas Trifonov, tema e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme për të gjithë bullgarët. “Sepse është pjesë e historisë sonë kombëtare dhe për shkak se mbi 200 mijë ushtarë bullgarë vdiqën për lirinë dhe bashkimin e atij vendi”, tha Trifonov.

    Në njoftim, lideri i lëvizjes “Ka një popull të tillë” thotë se rreth njëqind mijë maqedonas kanë pasaportë bullgare dhe shton se për ta marrë atë pasaportë duhet të vërtetohen rrënjët bullgare. Ai thotë se me shprehje të tilla urrejtjeje, ata qytetarë maqedonas që kanë pasaportë bullgare i shkojnë kundër vetes, sepse janë “bullgarë me pasaportë dhe me dëshirë”.

    “Në tekstet tuaja të historisë shkruhet se bullgarët janë fashistë. Pra, ju vetë jeni fashistë”, shton ai.

    Trifonov përkujtoi se më 10 janar do të mbahet takim këshillues me presidentin Rumen Radev për të diskutuar për Maqedoninë e Veriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mustafi: Shqipëria dhe Kosova pa strategji për Luginën

    Lajmi i rradhës

    PËRLESHJE FIZIKE NË MAVROVË – personat e lënduar janë nga Kosova dhe Gostivari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë