Appledore, fshati që fsheh një tjetër fshat brenda tij

    Një fshat historik peshkimi me rrugë të ngushta dredha-dredha dhe shtëpi shumëngjyrëshe, Appledore është plot me histori detare dhe shtëpi të lezetshme pastel.

    Karakterizuar nga rrugët e tij të ngushta dredha-dredha dhe shtëpitë shumëngjyrëshe, fshati simpatik i Appledore ulet në bashkimin e lumenjve Taw dhe Torridge me pamje të bukur deri në  Instow, Angli. Por, veçantia e këtij fshati nuk qëndron vetëm këtu.

    Në këtë fshat ekziston një fshat brenda fshatit.

    Një derë në fund të një rrugice të lejon hyrjen në një oborr që përmban disa prona, që kanë dalë në shitje për rreth 2 milionë euro.

    Në këtë oborr ka një shtëpi me 5 dhoma gjumi, 3 shtëpi më të vogla, 3 apartamente si dhe një dyqan.

    “Është një mundësi unike për të blerë një pronë të pozicionuar në zemër të një fshati bregdetar, por me një nivel privatësie të lartë. Pronari do të ketë mundësinë që të ketë në zotërim një “fshat brenda fshatit”, me një mjedis shumë mesdhetar”, lexohet në reklamimin e pronës.

    Angli: Appledore, fshati që fsheh një tjetër fshat brenda tij
    Lajmi Paraprak

    Shoqëria po zgjohet

    Lajmi i rradhës

    Regjimi Rama, në thelb asgjë sui generis

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë