ASGJË NGA LISTAT E HAPURA PËR KËSHILLTAR, PARTITË FRIKËSOHEN PËR PUSHTETIN!

    Gazetar | Omer Xhaferi

    Listat e mbyllura për këshilltar në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti nënkupton se qytetarët nuk do të jenë pjesëmarrës se cili këshilltar do të përfshihet dhe kush jo. Një vlerësim të tillë për Nistori-n e jep analisti politik Petar Arsovski, i cili duke i komentuar zhvillimet e fundit rreth debatit dhe negociatave jo produktive për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për pjesën e zgjedhjeve lokale, thotë se listat e hapura gjithsesi se janë më demokratike. Megjithatë, ai shton se me sistemin aktual të votimit për listat e këshilltarëve përsëri do të vendos kreu i partisë.

    “Por, nuk e di se a ka kohë më të mjaftueshme të realizohet ky sistem. Pasi që votimi me lista të hapura është një sistem realisht i komplikuar. Në të gjitha komunat ju do të duhet të votoni për më tepë se një këshilltar. Mendoj se koha është në pyetje, por pjesërisht edhe vullneti politik, partitë nuk dëshirojnë të largohen nga pushteti, thotë Arsovski.

    Profesori universitar Bashkim Selmani, kur flet për përvojën demokratike lokale, thotë është konstatuar se përzgjedhja dhe cilësia individuale e individëve me lista të mbyllura nuk shkon në favor të qytetarëve, por më shumë shkon në interesin e grupeve (partive) politike.

    Sipas tij nëse analizohet çështje e arsimimit të kuadrove të reja brenda këtyre viteve arrihet në konstatimin se ne kemi nxjerrë student me shkenca politike, me drejtësi, kuadro shumë të përgatitura, mirëpo qasja e hapur për konkurrencë të lirë nuk vlerësohet nga ana e partive politike.

    “Prandaj detyrimisht është që interesi i faktorit politik shqiptar është që listat të jenë të hapura, të rritet komoditeti i cilësisë individuale që do të shkonte në interesin e përgjithshëm kolektiv. Neve si komb shqiptar një njësi nuk na konvenon, të paktën duhet të jenë tre njësi zgjedhore dhe vetëm atëherë do të jemi në atë interesin e përgjithshëm. Lisat e hapura do të shkonin në interesin e qytetarëve dhe në cilësinë e personave të përzgjedhur të kuadrove të caktuara. Në këto raste më tepër ju ngelet partive politike të cilët në mënyrë unanime vendosin për atë se çfarë ju servojnë qytetarëve, thotë Selmani, i cili shton se listat e hapura do të jenë një mundësi për njerëzit meritor, të cilët janë të përgatitur dhe të shkolluar në aspektin profesional.

    Mes tjerash ai shprehet se në interesin e partive politike shqiptar është gjetja e një konsensusi të përbashkët dhe bashkimi i rrugës rreth autonomisë fiskale për komunat.

    “Nuk është me rëndësi këtu se kush do të jetë individi për arsye se buxheti është në nivel qendror dhe i gjithë i kalon Shkupit. Shihni s’i është ndërtuar Shkupi dhe s’i komunat tjera.

    Andaj akoma më shumë do të forcoheshe ana ekonomike e qytetarëve dhe qytetarët do të ishin më afër taksave që i paguajnë për komunat e tyre dhe nuk do të shkonin në bazë. Ky është problemi esencial. Edhe sikur të zgjedhshin njerëzit kualitativ nuk do të ndryshonin interesin e qytetarëve, thotë Selmani.

    Ditëve të kaluara si ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, po ashtu edhe kryeministri Zoran Zaev, paralajmëruar se gjasat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për listat e hapura për këshilltar janë shumë të vogla. Sipas kreu te Qeverisë, fatkeqësisht një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur, duke theksuar se nuk garanton për qëndrime e partive opozitare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sfidat e luftimit të varfërisë

    Lajmi i rradhës

    BFI informon se edhe këtë vit nuk do të mund të kryhet haxhi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë