Federata Ndërkombëtare e Xhudos pezullon statusin e Putinit si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka njoftuar zyrtarisht se ka pezulluar tashmë statusin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

    Rusia dhe presidenti rus vazhdojnë të marrin sanksione nga shumica e shteteve boterore, por edhe organizatat e ndryshme kulturore dhe sportive.

    Të fundit që kanë vendosur sanksione janë Federata Nderkombëtare e Xhudos.

    Shtepia e sportit të xhudos ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se ka vendosur të pezullojë e statusit e Putinit si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

    “Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

    Të gjitha këto sanksione për Rusinë dhe presidentin e tyre, Putinin, po vijnë shkaku që shteti rus ka pretendime për pushtimin e Ukrainës, teksa ka nisur luftën ndaj tyre para katër ditësh.

    Lajmi Paraprak

    Deklaratat e errëta të Putinit që çuan në luftë

    Lajmi i rradhës

    Rreshjet e borës bllokojnë rrugët në lagjen e shtëpizave në Kodrën e Diellit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë