Rreshjet e borës bllokojnë rrugët në lagjen e shtëpizave në Kodrën e Diellit

    Fotografia: Kodra e Diellit/Freeriders

    Reshjet e dendura të borës, kanë bllokuar rrugët që çojnë në lagjen e shtëpizave në Kodrën e Diellit. Edhe pse ka pasur informacione për motin e lig dhe reshje të borës, komuna e Tetovës nuk ka reaguar në kohë. Nga Komuna e Tetovës thonë se ekipet e Ndërmarrjes janë në terren për të pastruar rrugët e fshtarave të malësisë së Tetovës dhe rrugën në lagjen e vikend shtëpizave, shkruan Nistori.

    “Ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale janë në terren dhe të shpërndarë edhe nëpër fshatrat e Malësisë së Tetovës. Po punohet që të gjitha rrugët të jenë të lira dhe të kalueshme. Po ashtu, edhe për tek vikend shtëpizat ekipet e NPK-së janë nisur për të intervenuar”, thonë nga Qendra e informimit të Komunës së Tetovës.

    Ndryshe, edhe në Qendrën e Skijimit, në funksion janë vetëm ski-ashensorët “Aerodrom” dhe “Kroni”. /Nistori/

    Përgatiti: Sumeja Hamzi

    Lajmi Paraprak

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos pezullon statusin e Putinit si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos

    Lajmi i rradhës

    Ndalohet hyrja për aviokompanitë ruse në hapësirën ajrore të territorit të RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë