Qeveria dhe Shoqata e gjykatësve arritën pajtim për rritje të pagave të gjykatësve prej 15 për qind. Dhjetë për qind këtë vit, ndërsa pesë për qind vitin tjetër, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, përcjell Nistori.
“Sigurisht, bisedimet nuk janë të lehta, sepse kjo masë do të reflektohet edhe në fusha të tjera gjithashtu. Pra, ne mendojmë se kërkesa jonë prej 20 për qind, për momentin ka hasur në mirëkuptim për 15 për qind dhe unë mendoj se ky është progres”, deklaroi Xhemali Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve. /Nistori/