Zëvendës kryeministri Artan Grubi qëndroi sot krah kryetarit Ramiz Merkos gjatë prishjes së platformave rreth liqenit të Strugës. Grubi para medies ka folur për zgjedhjet lokale, ku ndër të tjera thumboi kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela duke u deklaruar se Merko e ka pensionuar një kryetar partie përgjithmonë i cili humbi në vendlindjen e tij.
Ai tha se qytetarët janë rreshtuar pas Ramiz Merkos dhe se edhe në tetor të këtij viti ata do të qëndrojnë të rreshtuar pas tij. Grubi thotë se Merko e ka pensionuar Selën përgjithmonë.
“Nuk ka shtypje nga publiku fare, nga qytetarët, përkundrazi të gjithë qytetarët janë rreshtuar pas administratës së zotëri Ramiz Merkos, bile bile edhe duke e pensionuar një kryetar partie përgjithmonë i cili humbi në vendlindjen e tij”, tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.