Kreshnik Radoniqi, kryetar i ri i KQZ-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

    “Kryetarja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve te parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së. Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike, kështu duke pamundësuar balancën e nevojshme në këtë organ. Në fakt, në disa raste, sjelljet e kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësueses të partive politike të KQZ-së. rrjedhimisht, kryesuesja, qoftë me veprim apo mosveprim, ka kontribuar në përshkallëzim të situatës përgjatë mbledhjeve të këtij organi”, thuhet në vendimin e presidencës.

    Pas shkarkimit të Dakës, Osmani emëroi Kreshnik Radoniqin, kryetar të ri të KQZ-së, i cili është gjyqtar në Departamentin special të Gjykatës së Apelit.

    Radoniqi ka kryer studimet në nivelin bachelor në Prishtinë, ndërkaq ato të nivelit master në Shtetet e Bashkuara.

    Shoqëria civile: Shkarkimi i Dakës, i motivuar politikisht

    Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile kanë kundërshtuar vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Dakës, duke e cilësuar si vendim të motivuar politikisht, “si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”.

    “Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse”, thuhet në reagimin e organizatave të shoqërisë civile. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Gjykatësve në Maqedoninë e Veriut do t’u rritet rroga

    Lajmi i rradhës

    Ennur Totre largohet nga KF Shkëndija

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë