Kina bën ndryshim të madh, tani familjeve u lejohen 3 fëmijë

    Kina ka njoftuar se çiftet do të lejohen të kenë deri në tre fëmijë, një ndryshim i madh politik ky nga kufiri ekzistues me dy fëmijë pasi të dhënat e fundit treguan një rënie dramatike të lindjeve në vendin më të populluar në botë.

    Ndryshimi u miratua gjatë një takimi të Byrosë Politike të kryesuar nga Presidenti Xi Jinping, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

    Në 2016, Kina zëvendësoi politikën e saj dekada të vjetër për vetëm një fëmijë – e vendosur fillimisht për të ndaluar një shpërthim të popullsisë – duke caktuar kufirin e ri me dy fëmijë, i cili nuk arriti të rezultojë në një rritje të qëndrueshme të lindjeve ndërsa kostoja e lartë e rritjes së fëmijëve në qytetet kineze pengoi shumë çifte nga ndërtimi i familjeve.

    “Për të optimizuar më tej politikën e lindjes, Kina do të zbatojë një politikë që një çift i martuar mund të ketë tre fëmijë,” tha Xinhua në një raport mbi takimin.

    Ndryshimi i politikës do të vijë me “masa mbështetëse, të cilat do të jenë të favorshme për përmirësimin e strukturës së popullsisë së vendit tonë, përmbushjen e strategjisë së vendit për të përballuar në mënyrë aktive një popullsi të plakur dhe për të ruajtur avantazhin, burimet njerëzore”, tha Xinhua.

    Lajmi Paraprak

    Zëvendësojeni shikimin e televizorit me aktivitete të tjera

    Lajmi i rradhës

    Media serbe parashikon dy emisarët e mundshëm për Dialogun Kosovë – Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë