Media serbe parashikon dy emisarët e mundshëm për Dialogun Kosovë – Serbi

    Gazeta serbe, Novosti lakon emrat e dy politikanëve amerikanë si emisarë të mundshëm për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas kësaj gazete, zëvëndës-ndihmës sekretari i i shtetit amerikan, Matthew Palmer mund të jetë emisar i dialogut Kosovë-Serbi.

    Gazeta serbe shkruan se emisare pritet të jetë edhe Molly Montgomery e cila vonë u emërua si zëvëndës-ndihmës sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

    Zhvillime konkrete rreth kësaj çështje thuhet se do të ketë gjatë muajit qershor, njofton Indeksonline.

    Palmer ka qenë shumë aktiv në çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, duke qenë mjaft i afërt edhe me emisarin e BE-së, Miroslav Lajqak.

    Lajmi Paraprak

    Kina bën ndryshim të madh, tani familjeve u lejohen 3 fëmijë

    Lajmi i rradhës

    Prej nesër dasmat me 100 mysafirë, pa maska në mjedise të hapura dhe ndeshjet sportive me shikues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë