Kinë, 3 të vdekur dhe 27 të lënduar në tërmetin 6,1 ballë

    Të paktën tre persona humbën jetën në një tërmet me magnitudë 6,1 ballë në Kinën jugperëndimore, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) raportoi se 27 njerëz janë lënduar në tërmetin që ndodhi të premten në provincën Yunnan.

    Autoritetet njoftuan se tetë persona të tjerë u plagosën në një tërmet tjetër me magnitudë 7,3 ballë që tronditi provincën fqinje Qinghai vetëm disa orë më vonë.

    Të paktën 20.000 njerëz janë evakuuar në provincën Qinghai.

    Lajmi Paraprak

    Tunelet që ruajtën armë të Shqipërisë komuniste, tash ruajnë peshq (Video)

    Lajmi i rradhës

    PETA publikon pamjet ku shihet prerja e lëkurës nga krokodilët për “Louis Vuitton” dhe brendet tjera botërore (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë