Kriza energjetike ka përfshirë Australinë

    Ministri i Energjisë i Australisë u ka kërkuar familjeve në Uellsin e Ri Jugor – një shtet me rreth 8 milionë banorë – që përfshin qytetin më të madh të vendit Sidnein – që të fikin dritat përballë një krize energjie, shkruan BBC.

    Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chris Bowen u ka bërë thirrje banorëve që të mos përdorin energjinë elektrike për dy orë çdo mbrëmje nëse “kanë një zgjidhje tjetër”.

    Megjithatë, ai shtoi se ishte “i sigurt” se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të shmangeshin.

    Një kërkesë e tillë vjen pasi tregu kryesor me shumicë i energjisë elektrike në Australi u pezullua për shkak të rritjes së çmimeve.

    Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm, por është duke luftuar me një krizë energjie që nga muaji i kaluar. Tre të katërtat e energjisë elektrike të vendit ende prodhohen duke përdorur qymyr. Prej kohësh është akuzuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ulur emetimet e saj duke investuar në burimet e rinovueshme.

    Në javët e fundit, Australia ka ndjerë ndikimin e ndërprerjeve në furnizimet me qymyr, ndërprerjet në disa termocentrale me qymyr dhe rritjen e çmimeve globale të energjisë.

    Këto dhe çështje të tjera kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve të energjisë në tregun me shumicë në mbi 300 dollarë Australianë (rreth 200 euro) për megavat orë – kufiri i vendosur nga rregullatori i tregut, Operatori Australian i Tregut të Energjisë.

    Lajmi Paraprak

    “Ka miliona anë të së vërtetës, por vetëm një të vërtetë”

    Lajmi i rradhës

    Lajçak po përgatit takimin mes Kurtit e Vuçiqit para pushimeve të verës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë