Ndotja shkakton 10 për qind të të gjitha rasteve me kancer në Europë

    Ndotësit në mjedis dhe në vendin e punës, si dhe disa rreziqe natyrore, kanë një ndikim të madh në shëndetin tonë dhe në disa raste çojnë në kancer, sipas raportit të Agjenicë Europiane të Mjedisit (AEM) me titull “Të mposhtim kancerin – roli i mjedisit të Europës.”

    Për herë të parë, AEM hulumtoi mbi lidhjet midis kancerit dhe mjedisit, duke shqyrtuar provat më të fundit shkencore mbi ndotjen e ajrit, radonin, rrezatimin ultravjollcë, tymin e dorës së dytë dhe kimikatet. Raporti vlerëson se rreziqet mjedisore dhe të vendit të punës qëndrojnë pas rreth 10% të rasteve të kancerit në Europë.

    Rreziqet mjedisore

    Ndotja e ajrit lidhet me rreth 1% të të gjitha rasteve të kancerit në Europë dhe shkakton rreth 2% të të gjitha vdekjeve nga kanceri. Vetëm për kancerin e mushkërive, rritet në 9% të vdekjeve. Studimet e fundit kanë zbuluar lidhje midis ekspozimit afatgjatë ndaj grimcave, një ndotës kyç i ajrit, dhe leucemisë tek të rriturit dhe fëmijët.

    Radoni dhe rrezatimi ultravjollcë kontribuojnë ndjeshëm për kancerin në Europë. Ekspozimi ndaj radonit lidhet me deri në 2% të të gjitha rasteve të kancerit dhe një në dhjetë raste të kancerit të mushkërive në Europë. Rrezatimi natyral ultravjollcë mund të jetë përgjegjës për deri në 4% të të gjitha rasteve të kancerit. Në veçanti, rastet e melanomës, një formë serioze e kancerit të lëkurës, është rritur në të gjithë Europën gjatë dekadave të fundit.

    Ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë (tymi mjedisor i duhanit) mund të rrisë rrezikun e përgjithshëm për të gjitha kanceret deri në 16% te njerëzit që vetë nuk kanë qenë kurrë duhanpirës. Rreth 31% e europianëve janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit të dorës së dytë në shtëpi, në punë, gjatë kohës së lirë, në institucione arsimore ose në mjedise publike.

    Disa kimikate të përdorura në vendet e punës dhe lëshuara në mjedis janë kancerogjene dhe kontribuojnë në shkaktimin e kancerit. Për më tepër, disa prej këtyre kimikateve njihen ose dyshohen se shkaktojnë kancer në organe të shumta, duke përfshirë plumbin, arsenikun, kromin, kadmiumin, akrilamidin, pesticidet, bisphenol A dhe substancat alkil të per- dhe polifluorinuara (PFAS).

    Të gjitha format e asbestit janë kancerogjene, që lidhen me kancerin e mesoteliomës dhe mushkërive, si dhe me kancerin e laringut dhe të vezoreve. Ndonëse BE-ja e ndaloi asbestin në vitin 2005, ai mbetet i pranishëm në ndërtesa dhe infrastrukturë që çon në ekspozimin e punëtorëve.

    Plani Veprimit për Zero Ndotje, përgatitur nga BE, është vendosur të arrihet deri në vitin 2050 – duke synuar ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Tre qëllimet kryesore përfshijnë përmirësimin e cilësisë së ajrit për të reduktuar numrin e vdekjeve të parakohshme të shkaktuara, përmirësimin e cilësisë së ujit duke reduktuar mbetjet, mbeturinat plastike në det dhe mikroplastikën në mjedis, dhe përmirësimin e tokës duke reduktuar humbjet e lëndëve ushqyese dhe përdorimin e pesticideve kimike.

    Lajmi Paraprak

    Të huajtë ç’kuitojnë për shqipëtarët

    Lajmi i rradhës

    Qumështi i tërshërës dhe vlerat për trupin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë